ALBA PUNESIM ka filluar procesin e selektimit te kandidatëve. Per nje klientin e saj, nje kompani e madhe ne fushen e ndertimit, kerkon:
Inxhinieri Civil ne Zbatim
Detyrat
Përgjegjësitë: I referohen funksioneve kryesore të Inxhinierit Civil dhe listohen si më poshtë:
• Ing. Civil ndërmerr studime teknike dhe të fizibilitetit duke përfshirë hetimet në terren
• Ing. Civil përdor një gamë të paketave kompjuterike për zhvillimin dhe hartimin e hollësishëm të projekteve në ndërtim
• Ing. Civil krijon ndërlidhje me klientë të shumëllojshëm duke përfshirë këtu profesionistë të fushës së tij/saj dhe të fushave të tjera duke përfshirë arkitektë dhe nënkontraktorë
• Parashtron zgjidhjen e projektimit dhe zhvillimit të problemeve
• Kujdeset për menaxhimin e buxhetit dhe për burimet e projektit
• Ing. Civil kujdeset dhe sigurohet që projekti është në përputhje me kërkesat ligjore
• Ing. Civil i kushton rëndësi të veçantë vlerësimit dhe qëndrueshmërisë dhe ndikimit mjedisor të projekteve në zbatim duke u siguruar që projektet të zhvillohen normalisht dhe strukturat përkatëse të jenë përfunduar brenda buxhetit dhe kohës së përcaktuar.
Kualifikimet / Kërkesat
Kualifikime:
- Edukim i lartë në Degën Inxhinieri Ndërtim
- Minimumi 3 vjet eksperiencë pune në zbatim
- Të paktën 2 vite eksperiencë pune në objekte rezidenciale
- Gjuhë të Huaja, Anglisht ne nivel shume te mire (preferohet një gjuhë e dytë e BE)
- Njohuri kompjuterike, Microsoft office, Autocad, Programe profesionale
Aftësitë: I referohen një grupi cilësish dhe kualifikimesh që Punëmarrësi duhet të ketë për tu konsideruar kandidat potencial për pozicionin respektiv të punës. Një Inxhinier Civil duhet të gëzojë aftësitë e mëposhtme:
• Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe negociuese
• Aftësi për të kryer një sërë detyrash në terren pa mbikqyrjen e eprorëve
• Aftësi të shkëlqyera për të krijuar dhe mbajtur komunikim korrekt dhe të përditshëm me administratën dhe eprorët
• Aftësi të shkëlqyera të përdorimit të email
• Shkathtësi, informacion, efiçiencë maksimale, vëmendje në detaje, profesionalizëm
• Aftësi në kryerjen e disa proçedurave njëkohësisht
• Aftësia për të menduar në mënyrë metodike, për të hartuar, planifikuar dhe menaxhuar projekte
• Aftësia për të ruajtur një pasqyrë të plotë të projekteve duke përfshirë detaje teknike
• Aftësi negociuese, mbikëqyrëse dhe drejtuese në kombinuar me aftësinë për të deleguar detyra
Janë të ftuar të aplikojnë të gjithë kandidatët të dërgojnë CV me foto në adresën: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.
Nese jeni pjese e data base-t te agjencise dhe jeni te interesuar per kete pozicion, ju lutem na kontaktoni ne inbox ose e-mail
*CV pa foto nuk do te merren ne konsiderate
*Percaktoni tek subjekti pozicionin: Inxhinieri Civil ne Zbatim ( Shqiperi )