Shërbime për Punëdhënës

Baza e suksesit tonë është partneriteti me ju ne procesin e punësimit. Ky partneritet është i mbështetur në besimin, përgjegjësinë dhe bashkëpunimin e të dy palëve.

Gjatë takimit të parë, përpara se ta marrim përsipër zyrtarisht projektin, ne ju prezantojmë ju me mënyrën tonë të të punuarit dhe gjithashtu përpiqemi të marrim sa më shumë informacion rreth nevojave që ju keni.

Ne ju sigurojmë informacion objektiv rreth disponueshmërisë së burimeve tona, kohës që nevojitet për të përmbushur projektin.

Është praktika jonë që të marrim përsipër vetëm ato projekte që mund ti përmbushim.

Pas takimit me ju (klientin), ne përgatisim një draft projekt, duke përshkruar me hollësi procesin e kërkimit, detajet dhe cmimin.

Sëbashku me ju ne përcaktojmë kriteret kyçe në përzgjedhjen e kandidatëve dhe cilat informacione rreth kompanisë dhe pozicionit na lejohet ta diskutojmë me kandidatët. Ne gjithashtu i trajnojmë klientët për të përcaktuar kërkesat e nevojshme për një pozicion të caktuar dhe përzgjedhjen e karakteristikave të dëshiruara të kandidatëve.

Sapo të kemi specifikuar projektin dhe përcaktuar profilin e dëshiruar të kandidatit, ne fillojme kërkimin duke përdorur metoda dhe instrumente të ndryshme rekrutimi (duke shfletuar database-n tonë, të CV-ve publike, duke mbledhur informacion me ndihmën e rrjetit të kontakteve ekzistues, kërkimit të tregut, reklamimit në media, metoda alternative etj).

Gjatë procesit të selektimit, ne përdorim të gjitha metodat profesioniste të përzgjedhjes së personelit (intervistë e strukturuar, test psikologjik, kontroll i referencave të kandidatit, verifikimin e tyre)

Rezultat e kërkimit tonë, ne ia prezantojmë profilet e klientëve atyre kandidatëve të cilëve ne mendojmë se do të përshtateshin mirë me kompaninë dhe do ta përmbushnin punën me sukses. Ne ia prezantojmë informacionin rreth kandidatëve klientëve në mënyrë të hapur, duke iu përmbajtur fakteve.

Që në fillim të projektit ne ju prezantojmë me konsulentin që do të merret me këtë projekt. Ai mund t'i drejtohet nëse kërkon informacion rreth procesit aktual apo punësimit në përgjithësi.

Ne bashkëpunojmë me klientët gjatë gjithë procesit, duke e informuar atë për statusin e çdo faze të vecantë.

Ne e asistojmë klientin tonë në negociatat finale me kantidatin dhe e këshillojmë klientin duke u bazuar në eksperiencën tonë.

Nëqoftëse pas përzjedhjes, për një periudhë 3-mujore klienti nuk është i kënaqur me kantidatin e përzgjedhur, ne i mundësojmë kontaktin me një tjetër kandidat pa shtuar cmimin.

Kantidatët e përzgjedhur në një projekt, nuk do të përzgjidhen në një projekt tjeter.

Te rejat e fundit

Karriera

Newsletter