Përgatitje për intervistë

Përgatitja dhe prezantimi janë baza e një interviste të suksesshme.

Duke filluar nga përshëndetja e zakonshme  dhe deri në përfundim  të intervistës, është e rëndësishme që të prezantoheni  ne përshtatje maksimale me pozicionin për të cilin jeni duke aplikuar dhe me kompaninë së cilës dëshironi t'i bashkoheni.


Gjatë intervistës mundohuni të tregoni se ju keni një ambicie të përbashkët për suksesin e kompanisë. Ju duhet të supozoni se ju tashmë jeni pjesë e ekipit dhe duhet të mundoheni ta bindni intervistuesin se ju jeni personi i duhur për kompaninë.

Tregoni që ju jeni të informuar rreth aktivitetit të kompanisë. Mungesa e informacionit rreth kompanisë tregon mungesë respekti për punëdhënësin e mundshëm dhe karrierën tuaj.

Posedimi i njohurive për llojin e aktivitetit të kompanisë që ju po aplikonin do të rrisë  kredibilitetin tuaj para intervistuesit...

Nëqoftëse intervista nuk shkon ashtu siç e kishit parashikuar ju, ruani qetësinë dhe silluni me profesionalizem, në këtë mënyrë do të bëni përshtypje tek intervistuesi, i cili mund t'ju ketë në konsiderate për një pozicion tjetër ose për të ardhmen. Mos harroni që dyert e hapura janë më mirë se dyert e mbyllura...

Besojani përgatitjen për interviste stafit tonë, që të jeni sa më të suksesshëm në intervisten tuaj....

Te rejat e fundit

Karriera

Newsletter