Shërbime për Punë-Kërkues

Punë-kërkues! Cfarë mund të bëjmë ne për ju ?

Ne do të bëjmë gjithçka është e mundur që ju të gjeni punën ideale.

Marëdhënia juaj me agjencinë tonë, ju bën që të keni një perspektivë të sigurt në tregun e punës...

 

Ne vlerësojmë besimin tuaj që keni aplikuar pranë agjencisë tonë.

Ne jemi të hapur dhe mirëpresim kërkesat tuaja për të gjitha llojet e pozicioneve, duke vlerësuar në këtë mënyrë të gjitha pozicionet e punës, nga më të thjeshtat deri tek ato më vendimarrëse. Ne punojme maksimalisht, per te siguruar oferta pune nga kompanitë brenda vendit ashtu edhe pozicione pune për jashtë vendit. Të gjitha pozicionet e punës i bëjmë publike vetëm pasi kemi nënshkruar një kontratë të rregullt me punëkërkuesin. Ne ju trajtojmë të gjithëve, si partnerë dhe ju ndihmojmë për të të gjetur punë në mënyrë profesionale dhe të përshtatshme, në konfidencialitet maksimal.

  • Ne kontaktojmë kandidatë të mundshëm në mënyrë që të kontrollojmë disponueshmërinë e tyre dhe interesin për të qenë pjesë e procesit të rekrutimit. 
  • Ne nuk u ofrojmë klientëve tanë (kompanive) çdo informacion në lidhje me ju kandidatë, pa miratimin tuaj. 
  • Për çdo pozicion pune, në përzgjedhim vetëm kandidatë me të dhëna të përshtatshme për natyrën dhe kërkesat e pozicionit, duke rritur në këtë mënyrë shanset tuaja për përzgjedhje. 
  • Ju do të informoheni për çdo hap të procesit të përzgjedhjes. 
  • Ne jemi fleksibël, duke kordinuar me ju për oraret e intervistave dhe testimit. 
  • Ne jemi të kujdesshëm që të mos prekim integritetin tuaj profesional dhe personal, gjatë verifikimit të dokumentave tuaja. 
  • Ne i trajtojmë në mënyrë të barabartë të gjithë kandidatët për t'u dhënë atyre mundësi të barabarta.

Te rejat e fundit

Karriera

Newsletter