Menaxher Salle/Restorant/Bar ( M )

ALBA PUNËSIM është një agjensi private punësimi, e cila ka si aktivitet të saj: ndërrmjetësimin në tregun e punës. Ne përdorim profesionalizmin tonë në fushën e burimeve njerëzore për t'ju përgjigjur nevojave të klientëve, duke u siguruar kandidatët më të mirë në tregun e punës dhe kandidatëve duke ju ofruar mundësi punësimi.

Për një klientin tonë, i cili është një kompani shqipëtare që ka si aktivitet të saj fushën e hotelerisë dhe restoranteve, jemi duke kërkuar:

-         Menaxher Salle/Restorant/Bar

Kërkesat  për pozicionin:

1. Diplomë Universitare, preferohet në Administrim Biznes, Hoteleri-Turizëm, Marketing etj;
2.
Përvojë e mëparshme në menaxhim lokali jo më pak se 3 vjet;
3. Aftësi drejtuese, udhëheqëse, organizative dhe vendimmarrëse;

4. Integritet dhe besueshmëri profesionale;
5.
Përgjegjshmëri dhe qëndrim korrekt me stafin.
6. Të ketë fleksibilitet në orarin e punës
7. Mosha e preferuar 27 - 40 vjec
8. Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze

Detyrat kryesore:

1.Përcakton objektivat dhe synimet e sallës duke identifikuar nevojat, duke përzgjedhur, trajnuar stafin dhe vlerësuar perfomancën në punën e tyre.
2.I komunikon stafit detyrat dhe pergjegjësite në lidhje me punën për të përmbushur objektivat e caktuara.
3.Planifikon buxhetin duke vlerësuar risqet dhe shpenzimet e barit/restorantit/sallës.
4.Inkurajon klientët apo biznese të ndryshme për të organizuar festa dhe evente
5.Planifikon dhe organizon aktivitete të ndryshme promocionale.

 

Nëse jeni të interesuar për këtë pozicion,  ju lutem dërgoni cv-në tuaj me foto ne adresën:  Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

Ju lutem shënoni tek subjekti:Menaxher Salle/Restorant/Bar ( M )

 

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen per interviste.

Te rejat e fundit

Karriera

Newsletter