Financier/e ne kompani transporti (F/M)

ALBA PUNËSIM është një agjensi private punësimi, e cila ka si aktivitet të saj: ndërrmjetësimin në tregun e punës. Ne përdorim profesionalizmin tonë në fushën e burimeve njerëzore për t'ju përgjigjur nevojave të klientëve, duke u siguruar kandidatët më të mirë në tregun e punës dhe kandidatëve duke ju ofruar mundësi punësimi.

Për një klientin tonë, një kompani shqipëtare që ka si aktivitet të saj ofrimin e shërbimeve në fushën e transportit, jemi duke kërkuar:

Financier/e  (F/M)

Kërkesat  për pozicionin:  

Të jetë diplomuar në nivelin master për Financë Kontabilitet.

Të ketë jo me pak se 3 vjet eksperiencë në mbajtjen e bilanceve dhe llogarive.

Të perdore mire programin financiar Alpha dhe programet Microsoft Office.

Të zotërojnë mirë gjuhen Angleze

Të zotëroje aftësi të mira komunikuese dhe punë në grup.

Detyrat kryesore:

• mbajta e sistemit të kontabilitetit sipas legjislacionit tatimor dhe parimeve kontabel.

• mbajtja e pasqyrave financiare, bilanci, listepagesat, deklarimin e taksave/TVSH-së, etj.

• përgatitja e dokumentacionit financiar.

• komunikimi dhe koordinimi i punës me Tatim Taksat,QKB, Bankat etj.

• menaxhimi i inventarit , aktiveve të qëndrueshme etj.

• menaxhimi i arketimeve dhe pagesave nepermjet sistemit bankar dhe arkës.

• analiza te ardhurash dhe shpenzimesh.

• arkëtimet, pagesat dhe mbajtja e gjendjes ditore

Nëse jeni të interesuar për këtë pozicion,  ju lutem dërgoni cv-në tuaj me foto në gjuhën angleze ne adresën:  Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

Ju lutem shënoni tek subjekti:Financier/e ne kompani transporti  (F/M)

 

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen per interviste.

Te rejat e fundit

Karriera

Newsletter