Trajnime

Ne organizojmë trajnime të ndryshme për t'u ardhur në ndihmë individëve të ndryshëm dhe kompanive për ngritjen e nivelit profesional të punonjësve të tyre.


Përmes këtyre trajnimeve synohet përmiresimi i shërbimit ndaj klientit, përmirësimi i komunikimit në marrëdhëniet e punës. Ne mundohemi të trajnojmë stafin tuaj mbi teknikat e kontrollit dhe përmirësimit të sjelljes në bisedë, teknikat e negocimit dhe argumentimit.
Qëllimi ynë është të ndihmojmë në punën e përditshme dhe jo thjesht transmetimi i njohurive teorike. Prandaj, trajnimet i organizojmë në mënyrë të tillë që çdo kapitull teorik të shoqërohet në fund me ushtrime dhe raste për zgjidhje.
Sipas standarteve evropiane, aftësia për të komunikuar drejt dhe mirë, vlerësohet njësoj si aftësitë e tjera profesionale.
Disa nga temat kryesore të trajnimeve janë:
•    Të referojmë me efektivitet
•    Të negocojmë , të diskutojmë, të argumentojmë
•    Biseda të sukseshme në shitje
•    Organizimi dhe zbatimi i suksesshëm i projekteve
•    Shfrytëzimi optimal i kohës së punës
•    Të zgjidhësh problem, të zhvillosh ide
•    Vendime kompentente, veprime me përgjegjësi
•    Zhvillimi dhe drejtimi i suksesshëm i ekipeve.
•    Zgjidhja e konfliktit në grup
•    Marketing për export, etj

Ne gjithashtu organizojmë edhe trajnime duke respektuar idetë dhe nevojat  tuaja.

Na besoni trajnimin e stafit tuaj dhe ne ju garantojmë sukses në zhvillimin tuaj profesional.