Përgatitje për intervistë

Përgatitja dhe prezantimi janë baza e një intervistë të suksesshme.

Duke filluar nga përshëndetja e zakonshme dhe deri në përfundim të intervistës, është e rëndësishme që të prezantoheni  në përshtatje maksimale me pozicionin për të cilin jeni duke aplikuar dhe me kompaninë së cilës dëshironi t'i bashkoheni.


Gjatë intervistës mundohuni të tregoni se ju keni një ambicie të përbashkët për suksesin e kompanisë. Ju duhet të supozoni se ju tashmë jeni pjesë e ekipit dhe duhet të mundoheni ta bindni intervistuesin se ju jeni personi i duhur për kompaninë.

Tregoni që ju jeni të informuar rreth aktivitetit të kompanisë. Mungesa e informacionit rreth kompanisë tregon mungesë respekti për punëdhënësin e mundshëm dhe karrierën tuaj.

Posedimi i njohurive për llojin e aktivitetit të kompanisë që ju po aplikoni do të rrisë kredibilitetin tuaj para intervistuesit...

Nëqoftëse intervista nuk shkon ashtu siç e kishit parashikuar ju, ruani qetësinë dhe silluni me profesionalizëm, në këtë mënyrë do të bëni përshtypje tek intervistuesi, i cili mund t'ju ketë në konsideratë për një pozicion tjetër ose për të ardhmen. Mos harroni që dyert e hapura janë më mirë se dyert e mbyllura...

Besojani pergatitjen per interviste stafit tone  , qe te jeni sa me te suksesshem ne intervisten tuaj....

Komente (22)

Shfaq komente te meparshme
  • Vizitor (liljana)

    Pershendetje!
    Ju lutem mund te me jepni nje informacion se si mund te aplikoj per punesim ne Gjermani, me profesion jam ekonomiste.
    Ju falenderoj!

  • Vizitor (Denis Dulaj)

    Pershendetje !
    Jam Denis. Jam i interesuar per nje vend pune qe ka lidhje me mobilerine.
    Kam ekperience 5 vite qe punoj marangoz, kryesisht montime.
    Faleminderit !

  • Vizitor (ina)

    Kjo agjensi vlen vetem per punsimin ne shiperi

  • Vizitor (Elmira)

    Emri im eshte Elmira ,di te zotroj gjuhen angleze shume mire ,kam experience pune per rreth 13 vjete sales assistant .Do doja te me ndihmonit me nje pune te njejte faleminderi

  • Vizitor (Defrim gjici)

    Jam i interesuar per pun jasht vendit

  • Vizitor (alda)

    Pershendetje,
    Degjova ne televizor per agjensin tuaj dhe jam e interesuar per nje vend pune. Kam mbaruar per FINANCE BANKE tek UNIVERSITETI EUROPIAN I TIRANES ( UET ) Di gjuhen italiane dhe gjernane . Ju lutem nqs eshte mundesia per ndonje vend pune me njoftoni.

    FALEMINDERIT

  • Vizitor (Faik Deliu)

    Pershendetje.Kam mbi 32 vite pune qe ushtroj profesionin e ndertuesit si specialist(Teknik,Pergjegjes,Inspektor dhe analize kostos) si dhe kam ushtrua profesionin e ndertuesit si murator,karpentier,ndertime kollonash,soletash,trare shkalle te parafabrikuara dhe monolite,si dhe kam punuar magazinier,supervizor,hartues dhe zbatues projektesh.

  • Vizitor (bledi)

    Përshëndetje jam i interesuar per shofer pasi i disponoj te gjitha klaset

  • Vizitor (Anisa Bejo)

    Pershendetje ALBA PUNESIM

    Komplimentat e mija. Me ne fund egziston ne Shqiperi nje agjenci me te vertet profesionale.
    suksese

  • Jam I interesuar per pune ndihmes kuzhinier
    Kam eksperienc pune 1 vjecare
    Faleminderit !

Shkruaj komentin tend

0